U ankua në FSHF për rrogat, ja çfarë u vendos dje për kapitenin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 11:26

U ankua në FSHF për rrogat, ja çfarë u vendos dje për kapitenin e Skënderbeut

Pritej që dje FSHF të jepte një vendim lidhur me ankesën e kapitenit të Skënderbeut, Bruno Dita. 

bruno dita

Ky i fundit ka dërguar një shkresë më 13 janar, ku vinte në dijeni DHZK-në për disa paga të padhëna nga klubi korçar. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej pikërisht dje (28 janar), por “Panorama Sport” mëson se nuk është marrë një vendim.

Mësohet se klubit i është dhënë një afat për shlyerjen e lojtarit dhe më pas ky i fundit duhet të njoftojë për të vazhduar apo jo procesin në DHZK. Mbetet për t’u parë nëse palët do arrijnë marrëveshje.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"