U akuzua për shpërndarje droge, Majkëll Ngoo sqaron të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 14:08

U akuzua për shpërndarje droge, Majkëll Ngoo sqaron të vërtetën

Pas lajmit të bërë publik në mediat britanike, në lidhje më përfshirjen e sulmuesit Majkëll Ngoo në shpërndarjen e një substance të ndaluar e cila konsiderohet si drogë, ka reaguar sulmuesi bardheblu. Reagimi i Ngoo-së është bërë publik nga klubi i Tiranës në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ngo

Reagim nga Majkëll Ngoo

Nje shkrim i publikuar ne mediat angleze dhe ato shqiptare, ka sjelle nje reagim sqarues nga Michael Ngoo. Sulmuesi i Tiranes ka marre disa dite leje per arsye familjare nderkohe qe nje incident i vitit 2016 eshte sqaruar kohe me pare. Sot ai kthehet nga Londra dhe neser rinis pergatitjet me skuadren.

“Ne pergjigje te artikullit te shkruar per mua, dua te sqaroj se ne te vertete une kam marre pjese ne festivalin e vitit 2016, dhe si futbollist njoh shume njerez e me shume te tjere me njohin mua dhe duan te qendrojne prane duke u miqesuar me mua.

Nje person i atij rrethi te madh shoqeror ne ate festival ku dhe une merrja pjese u kap nga policia ate dite. Emri im, u perfshi aksidentalisht ne ate ceshtje, per shkak se une shoqerohesha me ate grup personash ne ate festival.

Kam ardhur ne Londer keto dite me lejen e klubit per te vizituar mamane time qe po kalon nje situate te veshtire shendetesore.

Historia e shkruar dje ka interpretuar gabim ardhjen time ne Londer.

Persa i perket ceshtjes se referuar per vitin 2016, me vjen keq qe emri im u perfshi gabimisht vetem pse kisha zgjedhur te qendroja me disa persona te gabuar. Kam paguar nje gjobe per kete dhe emri im eshte i paster dhe nuk me kushtezon asgje te udhetoj drejt Londres apo kudo tjeter. Me vjen keq per kete incident te ndodhur kohe ke pare por mua me ka sherbyer te jem me i kujdesshem ne perzgjedhjen e njerezve me te cilet shoqerohem.

Do te kthehem sot ne Tirane per te vijuar neser pergatitjet me skuadren, dhene me te miren time me perkushtim per klubin dhe tifozet”, ka deklaruar Majkëll Ngoo.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"