U akuzua për “hakmarrje” pornografike, rrëfehet Repka: Tradhtova gruan dhe një ekip të tërë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 18:14

U akuzua për “hakmarrje” pornografike, rrëfehet Repka: Tradhtova gruan dhe një ekip të tërë

Në fushë, Tomas Repka nuk luante gjithmonë sipas rregullave. Larg nga fusha, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar për ishmbrojtësin e Fiorentinës dhe Uest Hemit. I akuzuar për “hakmarrje” pornografike ndaj një modeleje të “Play boy”-t, polaku është thirrur në gjykatë disa herë.

Repka 2

Për rastin në fjalë ai u kap në flagrancë nga bashkëshortja, por duket se kjo nuk ka qenë shkelja e tij e vetme në jetë. Në fakt, janë të shumta raste kur Repka e tejkaluar masën duke shkelur disa herë kurorën.

Për ata që e kanë parë të luajë futboll me stilin e tij të egër, një lajm i tillë nuk mund të përbëjë një surprizë. Në kuadër të promovimit të autobiografisë së tij, mediat kanë publikuar disa ekstrakte, një nga të cilët flet për tradhtitë e shumta të mbrojtësit. Në mesin e faqeve të mbushura me bëmat e polakut flitet edhe për ndeshje “të falur” nga Repka tashmë 44- vjeçar.

Repka

“Në vitin 2012, kur luaja me Çeske Budejovice, shkaktova me dashje 11-metërsh në një ndeshje kundër Liberekut. Doja që ata të fitonin ndeshjen dhe titullin. Gjithçka për të dëmtuar Sparta Pragën. Në fakt, problemi im ishte presidenti i saj, Daniel Kretinski, që një sezon më parë më kishte përzënë nga klubi.

Tomas-Repka

Në fushë m’u errësuan sytë dhe me ndërhyrjen time ndëshkova një skuadër të tërë. Kur më larguan nga Sparta, i premtova vetes që do të hakmerresha dhe ashtu bëra. Nuk e di nëse veprova drejt, por doja ta mërzisja presidentin. Shpresoj t’ia kem dalë mbanë”.

Repka fiore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"