U akuzua për 9 vite se abuzoi seksualisht me të bijën, gjykata jep vendimin për ish-futbollistin e Serisë A

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 19:43

Bota Gossip LAJMI KRYESOR Të fundit

U akuzua për 9 vite se abuzoi seksualisht me të bijën, gjykata jep vendimin për ish-futbollistin e Serisë A

Ish-futbollisti i Serisë A, Mateo Sereni fitoi pafajësinë pas 9 vitesh betejë në shkallët e gjyqësorit italian. Ish-portieri i Sampdorias, Lacios dhe Breshias u akuzua nga ish-bashkëshortja e tij Silvia Kantoro se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre të vogël.

gettyimages-1064218-1024x1024

 

Në vitin 2015, Sereni u dënua me 9 vite për ‘’abuzim seksual me minorenë dhe marrëdhënie brenda familjes’’, por dy vite më vonë, gjykata e Torinos anuloi vendimin dhe e dërgoi për rishqyrtim.

161958416-e9ec6eb4-af49-4db3-9876-7b09a6126b20

Sot, Gjykata e Piemontit konstatoi se ‘’dëshmia e vajzës së vogël ka ngjallur dyshime se është marrë në mënyrë të papërshtatshme dhe se kujtimet e ish-gruas së Serenit, konsulentëve teknikë dhe të kriminalistikës mund të jenë mashtruese’’. Në këtë mënyrë, ‘’ferri’’ për Mateo Serenin mbaron pas 9 vitesh.

Sereni

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com