U aktivizua vetëm 9 ndeshje me Luftëtarin, mesfushori gjirokastrit transferohet në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 14:45

U aktivizua vetëm 9 ndeshje me Luftëtarin, mesfushori gjirokastrit transferohet në Greqi

Mesfushori Kristo Minga, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Luftëtarit në Kategorinë Superiore, i ka dhënë lamtumirën gjirokastrite për firmosur në kategorinë e tretë greke me klubin e Kallamatës.

minga

34-vjeçari u aktivizua vetëm 9 ndeshje me skuadrën e vendlindjes teksa vendosi të kthehej në Greqi për të vazhduar karrierën e tij në shtetin helen.

Kallamata synon ngjitjen në kategorinë e dytë greke, ndaj edhe shqiptari është afruar si një përforcim cilësor që do të ndihmojë skuadrën në përmbushjen e objektivave.

Minga në të kaluarën ka luajtur për klube të tjera të njohura në Greqi si Trikala, Panserraikos, Kalloni, Ergotelis, Panthrakikos dhe Levadiakos. Ndërsa së fundmi ai mbajti veshur fanellën e Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"