U aktivizua edhe Rrapaj, Skënderbeu barazon në miqësoren ndaj skuadrës kosovare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 20:30

U aktivizua edhe Rrapaj, Skënderbeu barazon në miqësoren ndaj skuadrës kosovare

Skënderbeu barazon në testin miqësor të luajtur ditën e djeshme në “Tropikal Resort” kundër Llapit të Kosovës. Një takim i katërt ky për Ahmatajn që ka kërkuar të shohë edhe një herë lojtarët, të cilët me shumë mundësi do të mund të jenë pjesë e korçarëve edhe në sezonin e ri, pavarësisht se vijojnë ende afrimet në masë për provë te korçarët.

Ahmataj Skenderbeu

Ndeshja ka nisur me formacionin më të mirë të mundshëm për Ahmatajn me vetëm disa ndryshime, siç ishte futja e Bogdanit dhe Zhelekut si titullarë. Gjithsesi, ndeshja ka filluar më mirë për kosovarët, të cilët kalojnë në avantazh në minutën e 16-të me anë të Jonuzit. Të besuarit e Ahmatajt mundohen të reagojnë dhe arrijnë të krijojnë raste për shënim si me sulmuesit e linjës së parë ashtu edhe me Bicajn në një rast zhvillimi të një goditjeje këndi.

Skenderbeu Ahmataj

Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Llapit, ndërsa në pjesën e dytë Ahmataj e nis me shumë zëvendësime, duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj. Pikërisht nga stoli vjen edhe goli i barazimit për korçarët. Është pikërisht Tereziu, i cili pas një lëvizjeje të bukur hyn në zonë dhe shënon golin e barazimit.

Skenderbeu-Llapi

Skënderbeu vijon të shohë nga sulmi, por kundërshtarët janë të vendosur mirë dhe mbrojnë deri në fund rezultatin që nuk ndryshon. Mbyllet kështu me barazim testi i katërt miqësor për Ahmatajn që ka kërkuar dhe ka marrë disa përgjigje pozitive nga lojtarët e vet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"