U aktivizua 57 ndeshje radhazi, futbollisti i Laçit i pafat. Thyen krahun dhe mbyll vitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 9:09

U aktivizua 57 ndeshje radhazi, futbollisti i Laçit i pafat. Thyen krahun dhe mbyll vitin

Mbaron në mënyrën më të keqe rekordi i Engletin Gjonit, kapitenit të Laçit. Në takimin e 57-të radhazi që nga viti 2018, Gjoni dëmtohet në krah.

Gjoni

Lojtari në minutën e 70-të në një dyluftim thyen krahun dhe del me barelë. Futbollisti, transportohet me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Mësohet se do të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë fushave të lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"