U aktivizua 13 ndeshje me Bylisin, sulmuesi 27-vjeçar firmos në… Kili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 22:19

U aktivizua 13 ndeshje me Bylisin, sulmuesi 27-vjeçar firmos në… Kili

Sulmuesi argjentinas Diego Celis, u afrua me shumë bujë ne merkaton e verës te skuadra e Bylisit, por nuk arriti të bindte. 27-vjeçari u aktivizua 13 ndeshje në total, 2 prej të cilave si titullar, ndërkohë që realizoi vetëm 1 gol.

Bylis-Luftëtari

Celis vendosi të largohet në merkaton e janarit nga skuadra ballshiote, teksa ka gjetur menjëherë skuadrën e re. Argjentinasi ka nënshkruar për një sezon me skuadrën kiliane, San Markos de Arika, që militon në kategorinë e tretë.

celis

Një zgjedhje disi e çuditshme kjo e sulmuesit, i cili zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij në një kategori të ulët, me shpresën për t’u rikthyer protagonist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"