U afruan me shumë bujë, Skënderbeu “injoron” Nesporin dhe Donjet Shkodrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 11:30

U afruan me shumë bujë, Skënderbeu “injoron” Nesporin dhe Donjet Shkodrën

U afruan me shumë bujë te skuadra e Skënderbeut, megjithatë nuk po arrijnë të gjejnë hapësira në formacionin e trajnerit Daja. Bëhet fjalë për Martin Nespor dhe Donjet Shkodrën që duket se janë “harruar” nga trajneri Daja.

nespor

Sulmuesi çek, i cili u konsiderua një nga goditjet e verës dhe mësohet se është një ndër më të paguarit në skuadër me një rrogë që llogaritet rreth 9 mijë euro në muaj, ka vetëm katër minuta në këmbë në katër javët e para të kampionatit, ose thënë ndryshe me një mesatare prej 1 minutë për ndeshje.

shkodra

Ecuria e mirë e Soues në vijën e parë sulmuese dhe fitoret e skuadrës i kanë dhënë të drejtë trajnerit Daja që të mos ndryshojë shumë në formacionin e skuadrës së tij.

shkodra skenderbeu

Ndërsa Shkodra i afruar nga Flamurtari, është kthyer në një lojtar stoli, për shkak se reparti i tij është i mbipopulluar dhe ata që po aktivizohen po bëjnë paraqitje të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"