U afrua si një alternativë potente te Partizani, mbrojtësi vijon të ngrohë… tribunat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 18:44

U afrua si një alternativë potente te Partizani, mbrojtësi vijon të ngrohë… tribunat

Alma Uakili iu bashku Partizanit në fund të merkatos së verës, por nigeriani duket se nuk ka asnjë shans që të debutojë me Partizanin në 2018-ën.

Uakili Partizani

Ai erdhi nga Shkëndija e Tetovës si një alternativë potente në të majtë të mbrojtjes, por vijon të mbetet thjesht si një përforcim tribunash.

Lojtari është i dëmtuar dhe për të hequr mërzinë udhëton me ekipin dhe stërvitjet i ndjek nga shkallët e tribunave. Këtë ritual mbrojtësi e ka kryer edhe dje.

Uakili

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"