U afrua para fazës përgatitore, mesfushori i Tiranës jashtë forme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 21:40

U afrua para fazës përgatitore, mesfushori i Tiranës jashtë forme

Në miqësoret e shumta këto kohë ka rënë në sy mungesa e Ardit Hilës si titullar. Në të gjitha ndeshjet ka luajtur Albano Aleksi, ndonëse nga të gjithë pritej që të ishte në fushë. Lojtari ka qenë disa minuta në disa takime, por e vërteta është në fakt, që Hila ka qenë shumë prapa në formë dhe i është dashur që të punojnë në mënyrë speciale për të qenë në formë. Fakt është që vetëm gjatë stërvitjes në Shqipëri, Hila do të jetë me të njëjtin ritëm si lojtarët e tjerë.

ardit hila tirana

Trajneri i përgatitjes fizike, Kosta Jani, ka punuar shumë që lojtari të jetë gati për ndeshjet e Europës, por kjo mbetet për t’u parë. Hila në fakt, që prej prishjes së marrëdhënies me Kukësin nuk ishte në ekipin e parë dhe kishte mbetur pas në stërvitje. Nga stafi shpresohet që Hila të jetë në formë deri në 6 korrik.

Vetëm më 12 qershor, Tirana zyrtarizoi afrimin e saj të radhës, duke përforcuar ekipin që do të ketë në dispozicion Orges Shehi për pjesëmarrjen në Europë, si dhe në sezonin në vazhdim. Ardit Hila, pasi u shpall kampion me Partizanin tri vite më parë, u dha lamtumirën të kuqve për të provuar një eksperiencë në Kosovë e për t’u kthyer më pas përsëri në Shqipëri ku iu bashkua Kukësit. Me mbylljen e edicionit, ai u largua nga verilindorët dhe ka gjetur tashmë akordin për të vazhduar karrierën e tij në radhët e Tiranës.

Tirana

Lojtari sezonin e fundit është aktivizuar me Kukësin, duke qenë në fushë 21 takime, shënuar një gol dhe luajtur 1533 minuta. Vlera e lojtarit është 200 mijë euro, ndërsa nga ana tjetër, Hila është aktivizuar me Elbasanin, Teutën, Partizanin, Prishtinën, Gjilanin dhe Kukësin. Lojtari është një njohje e vjetër e Superiores dhe e kampionatit kosovar. Shehi e vlerëson shumë, sepse mund të luajë si në mbrojtje e në mesfushë që është roli i tij dhe në sulm, pozicion që lojtari e ka bërë te Kukësi.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"