U afrua me bujë te Tirana, por sulmuesi mban peng merkaton e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 13:04

U afrua me bujë te Tirana, por sulmuesi mban peng merkaton e bardhebluve

Derrik Sasraku po mban peng merkaton e Tiranës. Lojtari ende nuk është stërvitur me ekipin, ndërsa dje nisi vrapimet dhe me shumë mundësi të mërkurën do të nisë punën me grupin.

Sasraku

Gjithsesi, ai nuk mund të jetë në fushë të enjten në miqësoren me Dinamon apo në rastin më të mirë në javën e katërt të kampionatit. Lojtari nuk mund të jetë gati për në fushë.

Ky është një problem i madh, sepse bardheblutë, sidomos drejtuesit dhe trajneri, akoma nuk e kanë parë në lojë futbollistin. Një problem që gjithashtu ka bllokuar edhe merkaton. Nëse Tirana afron një sulmues apo mesfushor sulmues, mund të ndodhë që të ketë edhe Sasrakun, i cili mund të jetë për titullar dhe Tirana mund të ketë një problem më shumë, sepse ka një organikë të plotë.

Një problem që duhet zgjidhur nga stafi i skuadrës që duhet të vendosë nëse do të presë sulmuesin afrikan të ardhur në ekip apo do të ndërhyjë në merkato dhe brenda datës 1 tetor do të afrojë një futbollist të ri në repartin e avancuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"