U afrua me bujë te Tirana, por nuk ka luajtur asnjë minutë. Andi Lila merr ofertë nga klubi i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2020 | 0:00

U afrua me bujë te Tirana, por nuk ka luajtur asnjë minutë. Andi Lila merr ofertë nga klubi i njohur

Andi Lila, gjithmonë e më larg Tiranës. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve të Shqipërisë së fundmi ka marrë një ofertë serioze. Lojtari mund të rikthehet te Pas Janina, por jo si futbollist. Drejtuesit e klubit pritet t’i propozojnë shqiptarit një punë zyre.andi lila

Bëhet fjalë që Lila të marrë pozicionin e drejtorit teknik të skuadrës. Jo vetëm kaq, por ai do të punojë bashkë me legjendën e skuadrës, Jorgo Dasio. Në fakt, duket se Lila e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe me shumë mundësi do të nisë aventurën si drejtues. Andi Lila ka luajtur për një kohë të gjatë në Greqi me Pas Janinën. Ai ka qenë dy herë pjesë e kësaj skuadre greke.

Andi Lila është 34 vjeç aktualisht. Lojtari ka 70 takime me fanellën e Shqipërisë dhe 100 ndeshje me Tiranën, Besën, Janinën, Iraklisin dhe Parmën në karrierën e tij sportive. Kujtojmë që Andi Lila firmosi në fillim të sezonit me klubin Tirana, por nuk ia doli të luante asnjë minutë.Andi Lila Janina

Paçka operacionit të kryer në këmbë, ai nuk po ia del që të luajë futboll dhe në këto kushte është e pamundur, veçse të pranojë pozicionin e drejtuesit teknik te Pas Janina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"