U afrua me bujë te Tirana, Dede dërgon te skuadra U-21 sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 16:18

U afrua me bujë te Tirana, Dede dërgon te skuadra U-21 sulmuesin

Të martën janë luajtur takimet e kampionatit të 21-vjeçarëve. Trajneri Nevil Dede ka çuar disa futbollistë për të luajtur te skuadra e dytë, duke filluar nga portieri Kodra, Kraja, Avdijaj, apo Sulej apo edhe lojtarë të tjerë që janë rezervë.

Nevil Dede Tirana

Për të parë lojtarët e tij kanë qenë edhe Dede së bashku me Osmanin, ndërsa në fushë Avdijaj nuk ia ka dalë të bëjë ndonjë gjë të madhe.

avdiaj-752x470

Ka suprizuar Kraja, i cili ka shënuar dy gola, ndërsa mirë kanë luajtur edhe të tjerët. Dede nga ana e tij ka parë nga afër lojtarët bardheblu që aspirojnë një vend te 11-ja e parë.

JHYDBFJKHJKSDFHKJGBDSKBDSGDS

Lojtarët dje kanë qëndruar pushim dhe nuk janë stërvitur me skuadrën e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"