U afrua me bujë te Bajerni, Leroi Sane tremb kampionët dhe Flikun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 15:15

U afrua me bujë te Bajerni, Leroi Sane tremb kampionët dhe Flikun

Trajneri Hansi Flik u detyrua të zëvendësonte në minutën e 73-të Leroi Sanenë me Kingslei Koman. 24-vjeçari doli nga fusha e lojës duke çaluar pasi ndiente një dhimbje në kofshë.

sane

Pak minuta para se të dilte nga loja bëri një sprint nga se mendohet të jetë dëmtuar. Gjithsesi, gjithçka do të mësohet ditën e sotme pasi lojtari të kryejë rezonancën për të parë se në çfarë shkalle është tërheqja.

Do të ishte një humbje e madhe për skuadrën në prag të finales së Superkupës ndaj Dortmundit ditën e mërkurë. Kujtojmë se Sane erdhi në Mynih në verë pasi Bajerni pagoi 45 milionë euro te Mançester Siti për ta lënë të lirë lojtarin gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"