U afrua me bujë, Reali merr vendimin e papritur për Luka Joviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 23:43

U afrua me bujë, Reali merr vendimin e papritur për Luka Joviç

Luka Joviç u afrua me bujë e Reali i Madridit në merkaton e  vitit të kaluar, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

jovic.real.madrid.2019.201.750x450

Serbi ishte një kërkesë e trajneri Zidan dhe klubi madrilen pagoi 60 milionë euro për shërbimet e tij. Megjithatë tashmë durimi është sosur te klubi spanjoll dhe këta të fundit kanë vendosur ta largojnë lojtarin.

Sipas “Fichajes”, drejtuesit nuk do të presin më tej dhe për këtë arsye e kanë nxjerrë në merakto dhe duan ta largojnë.

Kujtojmë se në merkaton e verës, të këtij viti, u përfol edhe për një interesim të Milanit dhe Napolit, por edhe të Interit. Të shikojmë nëse skuadrat italiane do të përpiqen ta afrojnë në janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"