U afrua me bujë në verë, mesfushori bëhet çështje te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 20:36

U afrua me bujë në verë, mesfushori bëhet çështje te Partizani

Partizani afroi 11 lojtarë në merkaton e verës dhe nisur nga CV-ja dallonte Arsitoteles Romero, një mesfushor në pronësi të italianëve të Krotones. Ai erdhi në huazim, pa dyshim me një pagë të lartë, për të qenë titullar në mesfushë, si dhe për të bërë diferencën, por realisht ai është kthyer në një çështje më vete.aristoteles romero

Se çfarë kontributi ka dhënë deri tani dhe cilat janë pozitat e venezuelianit në ekip, kapakun e vuri ndeshja me Kukësin. Në kulmin e emergjencës në mesfushë, ku munguan tre titullarë, Telushi, Romero dhe Melo, Arsitoteles Romero nuk preferohet asnjë minutë nga trajneri Adolfo Sormani. 24-vjeçari nuk është preferuar edhe nga trajneri Lerda më herët dhe me zgjedhjen që bëri Sormani ndaj Kukësit, i bie që Romero të jetë jashtë planeve të kampionëve.

Në këto kushte, Romero i ka mbetur në derë Partizanit, pasi edhe kur mungon i gjithë reparti i mesfushës, sërish nuk besohet tek ai, edhe pse nuk ka asnjë lëndim. Të kuqtë kanë besuar dhe investuar shumë te venezueliani, madje duke i plotësuar kushtet luksoze në kryeqytet, ku klubi i paguan për shtëpinë rreth 1 mijë euro qira mujore. Mirëbesimin e klubit ai e ka shfrytëzuar më shumë për të përmbushur qejfet e tij, ku shtëpinë shpeshherë e ka kthyer si vend organizimi festash duke shqetësuar edhe banorët e pallatit ku jeton.romero

Për shkak të sjelljes banorët janë ankuar jo vetëm tek administratori i pallatit, por edhe në polici. Gjithsesi, tekat do i duroheshin nëse lojtari do të shkëlqente në fushë, aq më shumë që në fillim u prezantua si sozia e Vidalit. Shkaku se pse Romero nuk preferohet në formacion është impenjimi i tij, i cili me kalimin e javëve ka ardhur duke zbritur. Lojtari posedon cilësi, të cilat i ka shfaqur në disa ndeshje në fillim, kryesisht në derbin e fazës së parë, por nuk angazhohet me grupin dhe me naivitetin e tij në lojë, në disa raste ka ndëshkuar ekipin.romero1

Këtë gjë trajneri Sormani e provoi gjatë fazës në Antalia, ku pati kritika për lojën në miqësoren me Budapest Honved dhe kjo ka bërë që të mos i besojë edhe kur s’ka alternativa në ekip. Problemi i Romeros nuk qëndron te cilësia, por tek angazhimi dhe vlerësimi që lojtari i bën ndeshjes, ku ka treguar se fiket e ndizet sipas qejfit të tij. Njëkohësisht ai zhvillon edhe lojë të rëndë, që ka sjellë edhe ndëshkimet me kartonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"