U-19/ Skënderbeu fiton titullin e dytë, Partizani humbet me penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2016 | 18:40

U-19/ Skënderbeu fiton titullin e dytë, Partizani humbet me penallti (VIDEO)

Ekipi i Skënderbeut për moshat U-19 u shpall kampion i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore pas fitores ndaj Partizanit. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së mërkurës në stadiumin “Elbasan Arena” u vendos nga pika e bardhë e penalltive.

13310480_510500652477669_442191538600881416_n-(1)Fillimisht, Skënderbeu kaloi në avantazh në minutën e 42′, ndërsa Partizani barazoi shifrat në minutën e 70′ me anë të Vllacajt. Kjo bëri që ti faleshin 11-metërshave.

“Koha rregullt e ndeshjes perfundoi ne barazimin 1-1. Direkt u gjuajt nga pika e bardhe e penalltite. Fitoi Skenderbeu me penallti 3-0. Keshtu skuadra korcare u shpall kampione kombetare. Kupen dhe medaljet ne emer te FSHF i dorezoi anetari i KE Vasil Bici”,-njofton FSHF.

skenderbeuu

19-vjeçarët e kuq të drejtuar nga Gent Tomori kërkonin fitimin e titullit të tetë Kampion të Shqipërisë dhe të dytin radhazi, por moshatarët e tyre nga Korça u treguan më të saktë në gjuajtjen e penalltive.

Ndërkaq, në javën e fundit të Kategorisë Superiore ekipi i parë i Skënderbeut u shpall kampion i Shqipërisë, duke lënë pas “të kuqtë” e Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"