U-19 e Bogdanit mund diletantët e Italisë dhe shkon në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2017 | 17:14

U-19 e Bogdanit mund diletantët e Italisë dhe shkon në finale

Kombëtarja shqiptare  futbollit U-19 ka arritur të sigurojë finalet e turneut “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në krahinën e Lacios. Pas fitoreve 2-1 ndaj Maltës dhe 2-0 ndaj përfaqësueses së kolegjeve të Anglisë, kuqezinjtë e vegjël kanë regjistruar edhe fitoren e tretë sot duke mundur Kombëtaren italiane të diletantëve.

kombetarja u19

Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, Shqipëria nuk arriti të shënonte sot, ndaj takimi përfundoi pa gola dhe për të përcaktuar fituesin e sfidës mes dy ekipeve që vinin në këtë duel me pikë të plota, u desh gjuajtja e penalltive.

kombetarja u19

Kuqezinjtë u treguan më të saktë, ndërsa dy gjuajtje të kundërshtarëve nga pika e bardhë përfunduan jashtë, duke bërë që Shqipëria të fitonte ndeshjen dhe grupin me suksesin 4-2.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani shkojnë kësisoj në finalen e turneut, ashtu si një vit më parë, me shpresën që do të përmirësojnë bilancin. Përballë do të kenë Rumaninë, ekipin i cili në finalen e vitit 2016 u shkaktoi një humbje të thellë 5-0 duke u hequr Kupën nga duart.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"