U-19/ Bind Vllaznia, likuidon Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2015 | 11:38

U-19/ Bind Vllaznia, likuidon Tiranën

Shkendija e Tiranes dhe Shkendija e Durresit para ndeshjes

SHKËNDIJA E TIRANËS – SKËNDERBEU 1-0 GOLAT: Ivani 90` SHKËNDIJA E TIRANËS: Merdani, V.Mema, Biduli (Kalaja 70′), Kaçubaj (Dollani 52′), Teqja, Lila, Mema, Kadriu (Mekolli 60′) (Lokaj 87′), Sulmata, Ivani, Drizi. Trajner: L.Pinari SKËNDERBEU: Dramolli, Foto, Belka, Kalaj, Liçi, Make (Lika 57′), Zyber, Kote, Tona, Pino (Sulollari 75′), Gjançi. Trajner: K.Larti GJYQTARË: E.Qerimaj, J.Podgorica, R.Curri (Shkodër) KARTONË TË VERDHË: Ivani / Gjançi, Foto, Sulollari
Ka qenë një superndeshje ajo mes Shkëndijës dhe Skënderbeut, ku vetëm në limitin e lojës skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive ka arritur fitoren. Disa herë sulmuesit e Shkëndijës kanë rrezikuar, por portieri Dramolli nuk i kanë lejuar që të shënonin. E njëjta tablo ka ndodhur edhe në të dytën, ku dominon skuadra e Pinarit dhe në minutën e 90-të shënon me Ivanin.

Vecaj, heroi kuqeblu
TIRANA – VLLAZNIA 0-1 GOLAT: Vecaj 65`
TIRANA: Shehri, Koldashi (Zeneli 53′), Peçi, Deliaj, Domgjonaj, Doka, Mumajesi (Prendi 37′), Muçollari (Myrta 46′), Halili, Nuriu, Jazaj (Kurtaj 87′). Trajner: S.Malko VLLAZNIA: Bitri, Frangaj, Kukaj (Kola 68′), Nikaj (Rrustemaj 61′), Shkëmbi (Myftia 77′), Beci (Mehmetaj 46′), Balaj, Hasani, Blinishta (Abdurrahman 85′), Vecaj, Zogaj. Trajner: A.Belisha GJYQTARË: Xh.Mema, A.Vila, I.Gashi (Durrësi) KARTONË TË VERDHË: Deliaj 83′ / Kukaj 19′, Mehmeti 78′
Tirana dhe Vllaznia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dje në kompleksin “Skënder Halili”. Në fund fitorja u ka buzëqeshur shkodranëve kampionë në fuqi. Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, në fraksionin e dytë është Vecaj ai që bëhet protagonist për fitoren e kuqebluve, duke shënuar një gol që me pak kujdes mund të evitohej nga portieri kryeqytetas, Shehri.

Shkëlqen Partizani
SHKËNDIJA E DURRËSIT – PARTIZANI 1-3
GOLAT: Xhakoni 52′(11m)/Qilimi 7′, Jaupaj 76′, 85′ Shkëndija e Durrësit: Batusha, Konduri, Behari, Xhakolli, Përgjoni, Frroku, Uka, Ferruku, Kutrolli, Xhakoni, Shytermja. (U aktivizuan: Torra, Pepkolaj, Sulo, Sulaj, Cërriku). Trajnerë: A.Domi PARTIZANI: Xhafaj, Hoxha, Arbana, Sulaj, Lila, Qilimi, Murataj, Bardhi, Hasa, Lika, Jaupaj. (U aktivizuan: Lleshi, Balili, Pula, Vllacaj). Trajner: G.Tomorri GJYQTARË: E.Ruci, A.Buzi, E.Jahaj (Fier) KARTONË TË VERDHË: Hoxha 52′, Murataj 53′ KARTON I KUQ: Murataj 81′ Ndeshje e fortë dhe me shumë emocione ka qenë ajo mes të rinjve të Shkëndijës së Durrësit dhe Partizanit. Që në minutën e 7-të, të kuqtë kalojnë në avantazh me Qilimin dhe do të duhej fillimi i pjesës së dytë që vendësit të barazonin përmes 11-metërshit të kapitenit Xhakoni. Kryeqytetasit nuk heqin dorë nga fitorja dhe arrijnë që të shënojnë edhe dy herë të tjera me Jaupajn.

Në Vlorë s’ka fitues
FLAMURTARI – ELBASANI 0-0
GOLAT: S’ka
FLAMURTARI: Sali, Hoxhaj, Duda, Gjyzeli, Veizaj, Livanaj, Mehmetaj (Labaj 46′), Dule (Velaj 85′), Sino, Dhrami, Llambro. Trajner: D.Resuli ELBASANI: Kalemani, Bërdufi, Cani, Jaho, Beqiri, Kasa, Mukja, Suvaria, Hida, Gorica (Çaushllari 70′), Stojku. Trajner: M.Cenaj GJYQTARË: O.Ferataj, E.Fatija, E.Kaja (Patos) KARTONË TË VERDHË: Duda, Sino / Stojku, Gorica, Cani Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit ka përfunduar me rezultatin 0-0. Minutat e para të këtij takimi janë zhvilluar me sulme dhe kundërsulme nga të dyja skuadrat, por ka munguar finalizimi i aksioneve. Në minutën e 13-të, Sali shpëton portën e tij nga një gol i sigurt. Në krahun tjetër është Hoxhaj, Dule, Sino e Dhrami që afrohen pranë golit, por deri në fund rezultati nuk ndryshon.

Pogradeci thyen Teutën
POGRADECI – TEUTA 4-1
GOLAT: Balli 18′, Manellari 30′, Berberi 40′ (11- m), 80′ / Gripshi 43′
POGRADECI: Baçi, Kozmallari, Molla, Hidri, Yzellari, Manellari, Berberi, Mukollari, Liçkollari, Kelo, Balli. Trajner: F.Fetollari TEUTA: Hoxha, Kalemi, Myrtollari, Hajdini, Basha, Qehajaj, Myrtezani, Hoxha, Barolli, Gripshi, Hyka. (U aktivizuan: Hasa, Kuçillara). Trajner: L.Sejdini GJYQTARË: A.Zdrava, E.Gjoni, E.Danaj (Elbasan) Pogradeci i ka dhënë një leksion të mirë Teutës, duke e mposhtur 4-1 në shtëpi. Liqenorët treguan vlera, duke qenë vazhdimisht në sulm, me një lojë tepër efektive. Kapiteni Berberi mori përsipër të udhëheqë ekipin e tij, ndërsa golin e parë e shënoi Balli. Më pas dyfishoi Manellari, ndërsa Berberi shënoi dy herë. Portieri Hoxha surprizoi të pranishmit me pritjet e tij fantastike.

Dinamo gjen triumfin
DINAMO – VLORA 2-0
GOLAT: Xhebrahimi 33′, Marinaj 38
DINAMO: Hysaliu, Bala, Allmuça, Haxhia, Grori, Vasiu, Qato, Bermeta, Hoxhaj, Marinaj, Xhebrahimi. (U aktivizuan: Marku, Hysenaj, Ccervanaku, Nazar Simo). Trajner: O.Uku VLORA: Muho, Myslymi, Mataj, Abazaj, Velo, Aliaj, Plaka, Kapaj, Theodhoridhi, Meta, Veizi. (U aktivizuan: Dautaj, Tushe, Lazaj, Koccani, Islamaj). Trajner: Sh.Idrizi GJYQTARË: L.Haxhiu, M.Shazivari, A.Meçani (Tiranë) KARTON I VERDHË: Marku 78′ Dinamo fiton me Vlorën dhe rikthen shpresat për të mbijetuar në Kategorinë Superiore U-19. Xhebrahimi dhe Marinaj kanë mbyllur gjithçka që në pjesën e parë. Blutë kanë qenë më kërkues, ndërsa vlonjatët nuk ishin të saktë në finalizim. Pjesa e dytë u luajt më shumë në mesfushë, me Dinamon që administroi shifrat, ndërsa miqtë kërkuan me çdo kusht të shënonin, por nuk ia arritën.

Olimpiku mund Laçin
OLIMPIKU – LAÇI 3-2
GOLAT: Gjeçi 10′, Doda 30′, Spahiu 38′ / Dodaj 45′, 63
OLIMPIKU: Premçi, Jakupi, Tola (Omeri 46′), Trungshi, Myftari (Haka 58′), Lekgegaj, Myslimi, Gjeçi, Doda, Hoxha (Darshalaj 46′), Spahiu. Trajner: A.Bozhani Laçi: Halili, Balozi, Lika (Kalthi 46′), Bushpepaj, Yzeiraj, Stojani (Hoti 77′), Prenga, Lepuri, Veseli (Bardhi 56′), Jushi, Dodaj. Trajner: K.Hysa GJYQTARË: D.Maletaj, A.Koçiaj, J.Kraja (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Gjeci, Darshalaj (2), Lekgegaj / Lepuri, Lika, Stojani KARTONË TË KUQ: Darshalaj 73′ / Lepuri 86′ Olimpiku ka mposhtur Laçin në një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë vendësit kanë shpalosur lojë të bukur, duke shënuar 3 herë në portën e Halilit, fillimisht me Gjeçin, më pas me Dodën dhe Spahiun. Ndërsa pikërisht kur po mbyllej pjesa e parë, është Adriano Dodaj për Laçin që ka shënuar golin e parë për Laçin. Në fraksionin e dytë, skuadra laçiane shkurton sërish me Dodajn.

Rikthehet Lushnja
LUSHNJA – BUTRINTI 4-1
GOLAT: Shkurti 15′, 65′ (11-m), R.Dervishi 53′, Kapxhiu 59′ / E.Elezi 74′
LUSHNJA: D.Elezi, Qose, Zaimi, R.Dervishi, Sakajeva (Çela 56′), Liçka (Hila 61′), Xh.Dervishi (D.Musaku 66′), O.Musaku, Kapxhiu, Zeqo, Shkurti (Hajdari 68′). Trajner: B.Hasalla BUTRINTI: Mahilaj (Sinani 61′), Grembi, E.Dervishi, Sadikaj, Tusha, Hoxha (Shaha 46′), K.Çipa, Koçia (Veli 68′), Rexhaj (E.Elezi 61′), Gania, Ahmeti. Trajner: O.Çipa GJYQTARË: E.Alliaj, Q.Shehaj, A.Marko (Patos) KARTON I VERDHË: Mahilaj 57′ Të rinjtë lushnjarë e kanë nisur me fitore fazën e tretë të kampionatit, duke mundur thellësisht 4-1 Butrintin në stadiumin “Roza Haxhiu”. Sulmuesi Shkurti ka kaluar Lushnjën në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë Dervishi, Kapxhiu dhe përsëri Shkurti këtë radhë me penallti firmosin “pokerin” e golave. Për sarandjotët ngushton diferencën e golave Elezi

Goleadë në Gjirokastër
LUFTËTARI – ALBPETROLI 6-0
GOLAT: Shehu 8′, 67′, Nano 15′, 32′, Vasi 38′, 53′
LUFTËTARI: Roko (A.Buxaj 73′), Hina, Buxaj, Matushi, Vasi (Llavdaniti 52′), Halilaj, Shehu, Reçka (Hyka 46′), Cani (Macaj 73′), Boni, Nano. Trajner: P.Meçi ALBPETROLI: Çepele, Muçaj, Zyka, Malaj, Mehmeti, Hoxha, Bakiu (Lapushi 11′), Azisi, Mici, Facaj, Ferko. Trajner: E.Yzeiri GJYQTARË: Q.Ruçi, E.Avdi, M.Bello (Sarandë) KARTONË TË VERDHË: Vasi53′ / Lapushi 53′ KARTONË TË KUQ: Halilaj 4’/ Zyka 4′ Gjashtë gola për tri pikë. Të rinjtë e Luftëtarit nuk dinë të ndalen, teksa kanë ruajtur kreun pas fitores së djeshme ndaj Albpetrolit. Skuadra e Petraq Meçit po kalon një formë të shkëlqyer dhe dje, pavarësisht mungesave, dhuroi spektakël. Shehu, Nano dhe Vasi shënuan nga dy gola. Miqtë në minutën e 16-të humbën një penallti me Mehmetin, teksa priti portieri Roko.

Apolonia nuk përmbahet
APOLONIA – TOMORI 5-0
GOLAT: Hyseni 11′, Hënza 26′, 66′, Majaci 34′, Selimaj 72′
APOLONIA: Balo, A.Çaushi, Hyseni, Metohu, Rakipaj, Liza, Hëna, Zeqo, F.Çaushi, Selimaj, Majaci. (U aktivizuan: Velo, Hasani, Mavriqi). Trajner: M.Kule TOMORI: Shehi, Elezi, Koroni, Serdari, Llangazi, Kuniqi, Ismaili, Rama, Hametaj, Oshafi, Dragoti. (U aktivizuan: Cufe, Skëndo, Qëngji). Trajner: A.Paja GJYQTARË: Q.Çobo, D.Kasa (Kavajë), G.Sulkja (Lushnjë) Apolonia ka shkatërruar Tomorin në shifrat 5-0. Fierakët kanë zhvilluar një lojë të mirë, me theks sulmues. Hyseni kaloi në avantazh Apoloninë, ndërsa më pas shënoi Hënza, Majaci dhe Selimaj. Skuadra fierake arriti një fitore të bukur e plotë sisht të merituar ndaj një kundërshtari që u mundua, por kjo nuk mjaftoi, pasi vendësit ishin në një ditë të shkëlqyer.

Brians gjunjëzon Termin
BRIANS – TERMI 4-2
GOLAT: Smaçi 9′, L.Gjoni 35′, Toplana 44′, Ndoka 85′ / Zgami 47′, 66′
BRIANS: Geci, Mërdhoqi, P.Gjoni, Fetaj, Bushi, Gjinaj, Smaçi, Toplana, Ndoka, Gjoni, Mërdhoqi. Trajner: R. Lini TERMI: Shehu, Zgami, Zefi, Osma (Qehaja 70′), Vata (Gjoshi 46′), Kumanova, Musabelliu, Qordja, Alimadhi, Lauka (Dedaj 58′), Porja (Kruja 46′). Trainer: F. Ruço. GJYQTARË: S.Ahmeti, K.Shema, M.Bega (Shkodër) KARTONË TË VERDHË: Shehu, Gjoshi Takimi mes të rinjve të Briansit me Termin ishte një ndeshje mjaft e bukur dhe korrekte, ku të dyja skuadrat e kërkuan golin deri në fund. Të parët që kaluan në avantazh ishin futbollistët e Briansit, që arritën të shënonin me anë të Smaçit, pas një goditje dënimi. Pas pësimit të golit, futbollistët miq nuk arritën që të riorganizoheshin, por e lëshuan më shumë lojën.

VLLAZNIMI – BESA 2-1
GOLAT: Puka 62′, Kakini 78’/ Hoxha 27′
VLLAZNIMI: Hila, Dallnezi, Ndou, S.Kraja, Bulshani, Kakini, Smakaj, Limoni, Banka, Gogla, Mema. (U aktivizuan: Puka, Malesia, Dibra, Hysejni, Lika). Trajner: A.Xhahysa BESA: Curri, Mosha, Osmani, Cara, Brahimaj, Kapidani, Aliu, Rroci, Sula, Metolli, Hoxha. (U aktivizuan: Hasalliu, Shqau, Efica, Berberi, Merhori). Trajner: I.Berati GJYQTARË: E.Gjoka, D.Sala, K.Perndrecaj (Lezhë)

PORTO – KASTRIOTI 5-2
GOLAT: Pati 5′, Gjoka 10′, Toma 16′, 22′, Marku 34′ / Cani 55′, Vogli 57′
PORTO: Prendi, Aliaj, Hidri, Marku, Toma, Coli, Dushku, Gjoka, Lazri, Alcani, Pati. Trajner: H.Hoxha KASTRIOTI: Doku, Kullaj, Lala, Dallaku, Vogli, Cani, Celami, Selmani, Xhafa, Bami, Kau. Trajner: A.Kuka GJYQTARË: H.Lisaku, F.Behari, D.Sinani (Durrës) KARTONË TË VERDHË: Doku 37

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"