U-17 dhe U-19/ Jepen verdiktet te moshat, shikoni të gjitha skuadrat kampione në grupet përkatëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 22:03

U-17 dhe U-19/ Jepen verdiktet te moshat, shikoni të gjitha skuadrat kampione në grupet përkatëse

Janë vendosur verdiketet e kampionateve të moshave, ditën e sotme, teksa janë shpallur edhe skuadrat kampione.tirana u19

Tirana U-19 është shpallur fituese e Kategorisë Superiore në grupin A, ndërkohë që ditën e sotme ekipi bardheblu ka mposhtur me rezultatin 4-1 moshatarët e Partizanit.

teuta u19

Në grupin B të Kategorisë Superiore, kampione është shpallur Teuta U -19,e  cila e ka mbyllur kampionatin si kryesuese.

shkodra u19

Në grupin A të Kategorisë së Parë për 19-vjeçarë është shpallur kampione Shkodra U-19, e cila në ndeshjen e fundit ka mposhtur Kastriotin U-19 me rezultatin 6-2.

futboll republik

Në grupin B të Kategorisë së Parë për 19-vjeçarë, kampion është shpallur Football Republic, e cila barazoi në ndeshjen e fundit 1-1 me Lushnjën.

tirana u17

Për Kategorinë Superiore të 17-vjeçarëve, në grupin A kampionë është shpallur Tirana U-17, teksa triumfuan 4-0 ndaj Partizanit.

shkendija e tiranes u1

Në grupin B të Kategorisë Superiore në grupin B, kampione është shpallur Shkëndija e Tiranës U-17.

apolonia u17

Apolonia U-17 është shpallur kampione në grupin B për Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"