Turqit nuk heqin dorë, duan me çdo kusht Nuabuezen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 10:43

Turqit nuk heqin dorë, duan me çdo kusht Nuabuezen

Laçi shkon drejt Shkodrës për të marrë tri pikë, ashtu siç bëri në ndeshjen e së martës ndaj Teutës. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu pritet të mos ketë të gatshëm në këtë takim qendërmbrojtësin serb, Aleksandar Ignjatoviç, i cili u dëmtua në ndeshjen me durrsakët në kavilje. Në dyshim është edhe Donald Rapo, i cili pësoi një të çarë afër syrit të majtë.nUABUEZE

Kësisoj, trajneri Cungu është i detyruar të bëjë lëvizje, edhe pse tashmë është më i qetë, pasi ka një grup më të plotë, duke qenë se në merkaton e janarit janë afruar katër lojtarë. Rikthim i rëndësishëm është ai sulmuesit Redon Xhixha, i cili ka shlyer pezullimin me një ndeshje prej kartonëve të verdhë.

NUABUEZE – Sulmuesi më i mirë i Laçit, Kirian Nuabueze, ka tërhequr interes nga disa skuadra muajin e fundit. Mirëpo, klubi që insiston më tepër për shërbimet e tij është Menemenspor në Turqi, pikërisht aty ku luan portieri i Kombëtares, Gentian Selmani, i cili për katër sezone ishte pjesë e Laçit.

Sipas mediave turke, trajneri i Menemensporit, Cenk Laleci, u ka kërkuar drejtuesve të sakrifikojnë për të siguruar shërbimet e golashënuesit më të mirë të Superiores pas 18 javësh kampionat.kirian nuabueze

Megjithatë, në klubin e Laçit nuk konfirmojnë për një ofertë zyrtare në drejtim të tyre për shërbimet e Nuabuezes. Natyrisht, bardhezinjtë do ta linin të lirë bomberin vetëm në rast se arkëtojnë një shifër të majme, në të kundërt nuk do të hiqnin dorë prej tij. Sulmuesi ka shënuar 14 gola dhe mbi të gjitha ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm, pasi shpesh është bërë protagonist edhe me asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"