Turqia u dorëzua e fundit, Selmani: Nuk vijmë dot në Shqipëri, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 23:43

Turqia u dorëzua e fundit, Selmani: Nuk vijmë dot në Shqipëri, sepse…

Turqia iu dorëzua ditën e djeshme Koronavirusit, duke pezulluar futbollin e luajtur, ashtu si pjesa më e madhe e Europës. Në një prononcim për “Fan Zone”, portiere i Kombëtares, Gentjan Selmani, foli për situatën aktuale dhe vendimin e marrë për pezullimin e kampionatit, dëri në një njoftim të dytë. Gjithashtu Selmani nuk nguroi të fliste edhe për Shqipërinë dhe vëllain e tij që aktivizohet tek Lacci, duke deklaruar:

selmani-turqi

“Për ne ishte mirë që të luhej, por duke parë situatën e këtij virusi mendoj se ka qenë vendim i mirë, duke marrë parasysh që duhet të vëmë shëndetin të parin, presim një vendim të dytë.  Këtu dilet jashtë, sot vetëm janë mbyllur lokalet e të gjitha. Por komunikoj me familjen në Shqipëri që kanë qenë të mbyllur.

Festimi i çuditshëm i ditëlindjes: Unë isha me shokët e ekipit, kaluam një darkë së bashku dhe ia kaluam mirë. Do qëndrojmë këtu me Domgjonin se na kanë thënë 5 ditë pushim por ne do të vazhdojmë me seance stërvitore.

Nuk ka ardhur ende afati përfundimtar sa do të qëndrojmë, kanë thënë maksimumi një javë pushimin pastaj do të dalim me një vendim të dytë. Shpresojmë të jemi në formë se kanë mbetur edhe ndeshjet e fundit.

Paraqitja e vëllait- Jam krenar për paraqitjet e vëllait me Laçin dhe më bëhet shumë qejfi, do të ishte mirë të vazhdonte se ai ishte në formë të mirë. Por kurdo që të jetë kampionati do të jetë në formë, se është punëtor, jeton me futbollin e shpresoj se do të jetë mirë. Tani për momentin jemi këtu, nëse vij në Shqipëri duhet të rri dy javë në karantinë dhe nëse rifillon kampionati këtu, do të jetë e vështirë për t’u kthyer përsëri”, u shpreh Selmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"