Turqia rrezikon përjashtimin, ja skenari që e çon Shqipërinë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 15:00

Turqia rrezikon përjashtimin, ja skenari që e çon Shqipërinë në Europian

Ka pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë nuk ka fare nëse nuk do të ketë një përshkallëzim të situatës në ndeshjet e ardhshme të kombëtares turke.

Turqia555

Por nëse do të ketë një përjashtim të kombëtares turke nga UEFA për përhapjen e mesazheve politike gjatë festës së golave kundër Shqipërisë dhe Francës, atëherë Islandës dhe Shqipërisë do t’i rikthehej ëndrra e një kualifikimi të mundshëm në finalet e Europianit të verës së ardhshme.

Në rast se do të kemi një skenar fatal të Komisionit të Disiplinës në UEFA për rastin e Turqisë, atëherë pas Francës, e cila mund të quhet e kualifikuar në “Euro 2020”, Islanda dhe Shqipëria do të luftonin për vendin e dytë që pret biletën për turneun. Aktualisht, në vend të tretë në Grupin H renditen nordikët, të cilët kanë grumbulluar 15 pikë pas 8 ndeshjeve, tri më shumë se Shqipëria.

Cikalleshi gol

Kuqezinjtë e Rejas duhet të shpresonin në këtë skenar që të fitonin dy ndeshjet e mbetura, kundër Andorrës dhe Francës, të cilat do t’i luajnë të dyja në shtëpi dhe të bëjnë tifo që Moldavia të bëjë surprizën kundër Islandës në ndeshjen e fundit, sepse më 14 nëntor Islanda presupozohej të luante kundër Turqisë në transfertë.

Fati i kuqezinjve është se nuk i kanë marrë asnjë pikë Turqisë në dy ndeshje, ndërkohë që Islanda i ka mundur ata 2-1 në shtëpi dhe natyrisht që këto pikë do zeroheshin. Gjithsesi, i gjithi ky është një skenar hipotetik, për sa kohë Komisioni i Disiplinës në UEFA nuk ka dhënë vendimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"