“Turpi s’paska fund”, legjenda e Besës reagon pas ndeshjes skandaloze me Vllazninë: Ka vite që poshtërohet për qoka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 22:11

“Turpi s’paska fund”, legjenda e Besës reagon pas ndeshjes skandaloze me Vllazninë: Ka vite që poshtërohet për qoka

Turpërimi 9-0 i Besës në ndeshjen miqësore me Vllazninë, ka sjellë një reagim të ashpër të një legjende të futbollit kavajas, Përparim Daiu. Ish-futbollisti e trajneri i kësaj skuadre, ka reaguar në rrjete sociale, duke akuzuar atë që sipas tij po bëhej me ekipin.

daiuuuuu

Ai e ka cilësuar poshtëruese situatën e ekipit i cili herë pas here dhuronte ndeshje të tilla, duke i cilësuar ato qoka që bëheshin nga drejtuesit të cilët për 8 vite nuk kishin arritur të kthenin Besën aty ku e meritonte.

POSTIMI I DAIUT

Turpi s’paska fund dhe limite.

Boll tragjikomedisë me emrin e madh të Besës. Ka vite që poshtërohet me rezultate tenistike për të bërë qoka e për t’u tallur me gjakun e djersën të shumë futbollistëve me emër të kësaj skuadre. Boll luajtët me ndjenjat e tifozëve të një komuniteti prej 110 mijë personash nga Rrogozhina deri në Golem, boll keni aktruar me teatër dramë komedi këto 8 vite me rezultate tenistike me Apoloninë, Elbasanin apo sot me Vllazninë. Stop kësaj katrahure për të qenë dinjitozë e mos degraduar këtë emër të madh që është sinonimi i qytetit Kavajë. KF BESA

perparim daiu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"