Turpi në Përmet, flet kapiteni: Zero ndihmë nga FSHF, Bashkia e pafuqishme. Ne nuk na pyeti askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2021 | 22:44

Turpi në Përmet, flet kapiteni: Zero ndihmë nga FSHF, Bashkia e pafuqishme. Ne nuk na pyeti askush

Kapiteni i Përmetit, Heriald Karalliu, në prononcimin për “Panorama Sport”, ka treguar se ishte e pamundur të luhej ndeshja kundër Labërisë. Ai tregon se ndihma e dhënë nga FSHF-ja për stadiumin ka qenë zero në 20 vitet e fundit.

laberia

“Më vjen turp nga ajo çfarë shohim sot në rrjetet sociale për fushën e stadiumit tonë. Është i vetmi ambient në qytet ku luhet futboll. Prej 15 vitesh, unë nuk e kam parë kurrë fushën më keq se sot. Kurrë nuk është ndërhyrë në këtë fushë! Në vitin 2002 u bënë ca ndërhyrje në kanalet e kullimit, por më pas dhe ato degjeneruan. Punonjësit e stadiumit bëjnë të pamundurën për të mirëmbajtur fushën, por ajo ka nevojë për tapet të ri.

Ndihma nga federate është zero. Premtimet e saj kanë mbetur në kuadrin e fjalëve. Bashkia është e pafuqishme për të ndërhyrë. Kundër Labërisë ishte e pamundur të luhej futboll. Nuk e kuptuam pse ndeshja duhej të zhvillohej atë ditë. Por, askush nuk na pyeti. E vendosën gjyqtarët dhe delegati.

Para dy sezoneve, në një takim me Gramozin, edhe pse kishte sasi më të vogël të ujit në fushë, por topi nuk ecte, gjyqtarët nuk pranuan që ndeshja të zhvillohej. Edhe në kohë të thatë në këtë fushë nuk mund të luhet, e jo më nën reshjet e shiut. FSHF-ja nuk ka investuar në terrenet e kësaj kategorie”, deklaroi Karalliu.

ROLAND SULI – PANORAMASPORT.AL

Labëria e merr me humor ndeshjen në stadiumin e përmbytur: I lutemi Zotit për pak diell

Keidi Bare ngacmon Uzunin, humor mes kuqezinjve për fushën e Përmetit që bëri xhiron e botës

VIDEO/ Kushtet skandaloze të futbollit shqiptar, trajneri i Përmetit: Turp që bëri xhiron e botës!

VIDEO/ Gazi i botës, stadiumet shqiptare bëhen meme në faqet e njohura ndërkombëtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"