Turpi i Fierit, Elbasani ia hedh me… vërejtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 21:40

Turpi i Fierit, Elbasani ia hedh me… vërejtje

Kthim më shumë se 8 vite pas për Elbasanin. Verdheblutë prej më shumë se një dekade janë në krizë, por nuk janë turpëruar si ndaj Apolonisë, ku u mundën 7- 0. 

apolonia elbasani

Humbja e fundit shokuese daton më 5 mars 2011, në transfertën ndaj Flamurtarit, 8-0. Në atë periudhë verdheblutë luanin në Superiore dhe e kishin prerë “biletën” për një kategori më poshtë. Gjatë këtyre 8 viteve nuk është se kanë munguar rezultatet e thella, por jo deri në pikën sa të pësonin 7 gola, për më tepër që kanë thyer një rekord historik, duke i pësuar 7 golat në 45 minuta e para.

Më 15 prill të 2011-ës, Tirana që fitonte 6-1 ndaj Elbasanit, ndërsa në vitin 2012 dhe 2015 verdheblutë janë mundur 5-0 nga Iliria dhe Luftëtari. Në Elbasan e quajnë aksident humbjen ndaj Apolonisë. Elbasani ndodhet në vend të fundit, por nuk është në atë nivel që të ketë diferenca të tilla. Trajneri Lleshanaku mori përsipër gabimet për atë ndeshje dhe pritet të mos ketë masa nga klubi, por në rast përsëritjeje dhe nëse nuk bëhet kthesa ndaj Besës, me siguri do të ketë ndëshkime. Për momentin duket se në Elbasan do t’ia hedhin me ndonjë vërejtje. Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"