“Turp ta lësh në stol këtë djalosh”, trajneri i Legias i thur elozhe Muçit: Është Mesi ynë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 23:56

“Turp ta lësh në stol këtë djalosh”, trajneri i Legias i thur elozhe Muçit: Është Mesi ynë…

Ditën e mërkurë, talenti shqiptar, Ernest Muçi, u stërvit për herë të parë me skuadrën e re të Legi Varshavës. Pas seancës stërvitore, trajneri i skuadrës polake, Czeslav Miçnievic, nuk i ka kursyer elozhen për 19-vjeçarin, teksa nuk nguroi ta krahasonte atë me Lionel Mesin. Tekniku 51-vjeçar ndër të tjera deklaroi se do të ishte turp që Muçin ta mbanin në stol.

Muci trajneri

“Sa i përket Lionel Mesit tonë, Ernest Muçi, është gati të luajë. Është i lirë në lojë, sheh shumë mirë fushën, përpiqet të jap vertikalizime. Do të jetë shumë interesant për të ndihmuar lojtarët tanë Kapustka, Luquinhas, etj. Duhet ta shohim sërish formacionin në mënyrë që të luajnë të gjithë këta futbollistë që krijojnë shumë.

muci3

Do jetë turp të lësh një djalë të tillë në stol. Muçi është gati dhe shihet lehtë që ka ndeshje në këmbë dhe aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës dhe lëvizshmëria… Ishte kudo, duke ndihmuar këdo ishte e mundur. Jam i kënaqur dhe ishte lojtari më i ri në formën më të lartë”, tha trajneri i Legias.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Gol dhe traversë, Ernest Muçi shkëlqen menjëherë te Legia e Varshavës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"