“Turp që Franca kaloi në finale”, Grizman i përgjigjet Kurtuasë: Mendon se këtu po luan si Barcelona?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 18:20

“Turp që Franca kaloi në finale”, Grizman i përgjigjet Kurtuasë: Mendon se këtu po luan si Barcelona?

Tibo Kurtua, portieri i Belgjikës, ishte një nga më kritikët ndaj Francës, pasi “gjelat” eliminuan kombëtaren e tij në gjysmëfinale. “Franca ishte për turp, luajtën anti-futboll. Nuk ishte aspak bukur të shihje të kalonte në finale një ekip që nuk ishte më i mirë se ne” – ishin fjalët e Kurtua pas gjysmëfinales.

grizman kurtua

Por, nuk ka vonuar as reagimi i Grizman, në konferencën për shtyp para finales me Kroacinë: “Kurtua ka luajtur tek Atletiko dhe ka fituar një kampionat me Çelsin, që mendoj se luan si Barcelona. Ne nuk na intereson se si do fitojmë, thjesht duam të shënojmë dhe të fitojmë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"