“Turp që festuan kur unë gjendesha në spital”, Verstapen reagon pas përplasjes me Hemilton: Dënimi i dhënë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 20:45

“Turp që festuan kur unë gjendesha në spital”, Verstapen reagon pas përplasjes me Hemilton: Dënimi i dhënë…

Përplasja e Luis Hamilton dhe Maks Verstapen në garën e madhe të Britanisë ishte tema e ditës sot në Formula 1 duke shkaktuar dhe reagime të shumta nga të dyja palët.

maks

Britaniku dhe pse mori një penallti prej 10 sekondash, arriti të triumfonte duke parakaluar Leklerk në xhiron e fundit. Fill pas aksidentit, Verstapen u dërgua në spital ku mori trajtimin e duhur teksa vetë piloti holandez ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter”. Piloti 23-vjeçar shkroi se ishte mungesë respekti festa e Hamilton ndërkohë që vetë gjendej në spital.

“I lumtur që jam mirë. Jam shumë i zhgënjyer që na nxorën nga kështu nga gara. Penalltia e dhënë nuk na ndihmoi dhe nuk ishte drejtësi për lëvizjen e rrezikshme të Luis Hamilton. Ishte mungesë respekti festa e tyre ndërkohë që un ndodhesha në spital, sjellje antisportive, por ne vazhdojmë përpara”, shkroi Verstapen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"