Turneu “Roma Caput Mundi”/ Shqipëria U-19 nuk fal ndaj Lacios, kalon në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 17:34

Turneu “Roma Caput Mundi”/ Shqipëria U-19 nuk fal ndaj Lacios, kalon në finale

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani ka arritur një tjetër fitore në turneun “Roma Caput Mund”, duke u kualifikuar për në finale. Kuqezinjtë mposhtën Lacion në sfidën e sotme me rezultatin 1-2, duke siguruar vendin e parë në grup, teksa nesër do të përballet në finale me Rumaninë U-19, e cila sikurse Shqipëria, u rendit e para në grupin e saj.

u19-fiton-me-lazion

Golat për skuadrën e Bogdanit u shënuan nga Drini Halili dhe Samuel Nezha. Finalja nda Rumanisë U-19 do të zhvillohet në orën 10:30.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"