Turneu në Qipro, kombëtarja U-17 e mbyll me humbje përballë vendasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2017 | 11:04

Turneu në Qipro, kombëtarja U-17 e mbyll me humbje përballë vendasve

Kombëtarja shqiptare U-17 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç e ka mbyllur me humbje turneun miqësor “UEFA Development” që u zhvillua në Qipro.

kombetarja u17

Pas fitoreve me penallti në dy ndeshjet e para ndaj San Marinos dhe Uellsit, kuqezinjtë e vegjël u mposhtën nga vendasit e Qipros me rezultatin 2-1. Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Brahimi.

Formacioni i aktivizuar në këtë ndeshje ishte: Kodra, Dede, Jazxhi, Sadikaj, Muho, Arapi, Ibrahimi, Xhahysa, Mehmetaj, Mehmeti dhe Shima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"