Turneu në Maltë i Shqipërisë U-17, e mbyll me humbjen e tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2019 | 10:34

Turneu në Maltë i Shqipërisë U-17, e mbyll me humbjen e tretë radhazi

Përfaqësuesja e Shqipërisë U-17 ka mbyllur turneun “UEFA Development Tournament” që u zhvillua në Maltë. Ndeshja e fundit në grup ishte ndaj Danimarkës dhe kuqezinjtë e vegjël kanë humbur me rezultatin 0-5.

shqiperia-u17-humbet-ndaj-danimarkes-ne-malte-5-0-8-mars-2019

Kjo ishte humbja e tretë në  grup, në po kaq ndeshje të zhvilluara. Më parë, skuadra e Elvin Beqirit u mund nga Malta 2-0 dhe Skocia 3-1.

Shqipëria U-17: Bukova, Preka, Zalli, fejzulla, Mitaj, Abazaj, Jahiji, Myftiu, Cereni, Alimi.

Rezultatet e Shqipërisë në turneun e U-17 që u zhvillua në Maltë nga datat 4-8 mars 2019:

4 Mars 2019: Maltë 2-0 Shqipëri
6 Mars 2019: Skoci 3-1 Shqipëri
8 Mars 2019: Shqipëri 0-5 Danimarkë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"