Turneu miqësor në San Marino, Shqipëria mposht Italinë me 11-metërsha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 15:49

Turneu miqësor në San Marino, Shqipëria mposht Italinë me 11-metërsha

Shqipëria U-16 ka mposhtu Italinë me 11-metërsha 4-3, në turneun miqësor “UEFA Devolopment” që është duke u zhvilluar në San Marino. Armenia, San Marino dhe Italia janë kundërshtarët e kuqezinjve, ndërsa ndeshja e parë u zhvillua sot, ajo kundër të kaltërve.

fitore-u16-1024x576

Stafa kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 47-të, ndërsa Italia barazoi me anë të Milaneses në minutën e 61-të. Skuadra iu drejtuan menjëherë pikës së penalltisë për të nxjerrë një fitues.

u16-fiton-ndaj-italise

Për kuqezinjtë nga pika e bardhë shënuan: Papa, Shehu, Kuqi dhe Molla, duke i siguruar skuadrës së Mustedanagic, 2 pikët e parë, ndërsa Italia mori 1 pikë. Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas 2 ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"