Turneu miqësor, Kombëtarja e Beqirit mposhtet nga Sllovenia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2019 | 12:58

Turneu miqësor, Kombëtarja e Beqirit mposhtet nga Sllovenia

Shqipëria U16 e ka mbyllur me humbje turneun “UEFA Development 2019” të zhvilluar në Slloveni. Kuqezinjtë e Elvin Beqirit u mposhtën me rezultatin 1-0 nga vendasit.

Shqiperia U16

Edhe pse rastet e shënimit nuk munguan në fund ishin sllovenët ata që triumfuan falë golit të Ratnik në minutën e 35-të. Në 3 sfidat e zhvilluar në turneun “UEFA Development 2019” kuqezinjtë u mposhtën ndaj Italisë dhe Sllovenisë, teksa barazuan me Perunë në përballjen e 4 prillit.

SLLOVENI U16 VS – SHQIPËRI U16 1-0

FORMACIONI I SHQIPËRISË: Gega, Burgaj, Zalli (c), Abazaj, Frroku, Janaqi, Raci, Hajdari, Bocaj, Hajdaraj, Torra.

NDESHJET E ZHVILLUARA:

4 prill Peru 1-1 Shqipëri
6 prill Shqipëri 0-1 Itali
8 prill Slloveni 1-0 Shqipëri

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"