Turneu i Uimbëlldon përjashton tenistët rusë dhe bjellorusë, proteston Kremlini zyrtar: E papranueshme!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2022 | 19:47

Turneu i Uimbëlldon përjashton tenistët rusë dhe bjellorusë, proteston Kremlini zyrtar: E papranueshme!

Turneu i Uimbëlldon, një nga më të famshmit në botë, bëri të ditur sot zyrtarisht se nuk do të lejonte pjesëmarrjen e tenistëve rusë dhe bjellorusë, si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe aleati i saj. Një vendim drastik, që ndalon që këta tenistë, përfshirë edhe numrin 2 në botë, Danil Medvedev, të jenë në Londër për garën që fillon më 27 qershor.

uimbelldon

Turneu kështu tejkaloi edhe dëshirën e qeverisë britanike, e cila kishte kërkuar që sportistët të deklaronin me shkrim pavarësinë e tyre ndaj Vladimir Putin për të marrë pjesë në aktivitete të këtij rangu në Britaninë e Madhe. Përveç Mdevedev, emra të tjerë të njohur që do të mungojnë në turneun e meshkujve si pasojë e kësaj mase janë Andrei Rublev, numri 8 i renditjes, Karen Khashanov (26) dhe Aslan Karatsev (30). Mes femrave do të mungojnë ruset Anastasia Pavljuçenkova (15) dhe Daria Kasatkina (26), si dhe bjelloruset Arina Sabalenka (4) dhe Viktoria Azarenka (18).

Vendimi drastik nuk ishte marrë asnjëherë që nga Lufta e dytë Botërore, kur iu ndalua për një periudhë kohe pjesëmarrja tenistëve gjermanë dhe japonezë. Sigurisht, nuk kanë munguar reagimet nga Rusia, pro jo nga federata e tenisit., ka qenë vetë një zëdhënës i Kremlinit, Dmitri Peskov, ai që ka bërë të ditur qëndrimin e qeverisë ruse. “Është e papranueshme që të kthehen edhe një herë tjetër sportistët në pjesëmarrës të intrigave dhe paragjykimeve politike, të veprimeve agresive ndaj vendit tonë. Është një vendim që është ndërmarrë duke pasur të qartë që Rusia është një shtet i fortë në tenis, tenistët rusë janë në zonat e larta të klasifikimit dhe me këtë mungesë do të humbasin vendet në aktivitetet e ardhshme”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"