Turneu i bamirësisë/ Shqipëria nuk ia del, Italia shkon në finale pas triumfit me penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 23:30

Turneu i bamirësisë/ Shqipëria nuk ia del, Italia shkon në finale pas triumfit me penallti (VIDEO)

Startoi në orën 18:10, turneu i bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë.

bandicam 2020-01-10 18-10-45-166

Një event i organizuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë, teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Shqipëri-Itali ishte sfida e parë që do të zhvillohet në këtë turne. Kuqezinjtë u përballën me të kaltërit që drejtohen nga trajneri Xhani De Biazi. Kjo do të jetë sfida e parë e De Biazit, kundër Shqipërisë. Kujtojmë që të gjitha përballjet do të luhen nga 35 minuta!

bandicam 2020-01-10 18-45-19-977

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 falë golave të Espozitos dhe Bogdanit, ndërkohë që italianët triumfuan me penallti 3-2. Për kuqezinjtë gaboi Klodian Duro! Italia u shpall fituesja e turneut të bamirësisë, teksa mposhti në finale Greqinë me rezultatin 1-0.

FT: SHQIPËRI-ITALI  1-1

Bogdani 34′ / Espozito 10′ 

KOMENTI LIVE: 

PENALLTITË: 

SKELA: SHËNON

KARBONE: SHËNON

DURO: PRET KIMENTI

BONANI: SHËNON

ALIAJ: SHËNON

FITON ITALIA 3-2 ME PENALLTI! 

Përfundon në barazim ndeshja! Skuadrat do të gjuajnë nga 3 penallti!

34′ GOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Barazohen shifrat, Erjon Bogdani gjen rrugën e rrjetës! Protestojnë italianë, të cilët pretendojnë se loja kishte mbaruar! 

30′ Italia godet traversëm me një roveshatë fantastike brenda zonës, pas një kombinimi mjaft të bukur, shpëton për mrekulli portat e Beqajt. Dëmtohet Perota pas një ndërhyrje të Dallkut.

22′ Alban Bushi dhuron spektakël, trondit traversën me një predhë nga distanca!

20′ Aktivizohen edhe futbollistët e tjerë, Bushi, Nexhipi, Bulku, Aliaj!

17′ Largohet edhe Altin Lala, vendin e tij e zë Redi Jupi!

11′ Largohet Strakosha, vendin e tij e zë Beqaj.

10′ GOL ITALIA 0-1/ Fantastik Mauro Espozito, i cili dhuron spektakël dhe realizon me një parabol fantastike! 

9′ Fantastik Foto Strakosha, i cili ka bërë një pritje spektakolare, duke ndalur gjuajtjen e Tomazit.

8′ Tjetër mundësi shënimi për Shqipërinë me anë të Bogdanit, i cili provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por, ndalet nga portieri Kimenti!

6′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Murati i dëmtuar, vendin e tij e zë Duro!

5′ Pranë golit Shqipëria me Altin Rrakllin, gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën!

2′ Tare largohet nga fusha e lojës për shkak se ka pësuar një tërheqje, vendin e tij e zë Erjon Bogdani!

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Curri, Hasi, Dallku, Dede, Lala, Skela, Murati, Shaqiri, Rraklli, Tare (Bogdani 2′) Trajner: Ilir Shulku.

ITALIA: Kimenti, Zakardo, Toneto, Kolonese, Markolini, Tomasi, Espozito, Perota, Paganini, Di Biaxho, Karbone. Trajner: Xhani De Biazi

Formacionet

GJYQTAR: Mario Shabajan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"