Turne për ekipet e moshave, Bogdani shpall listën për Kombëtaren U-19

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 11:49

Turne për ekipet e moshave, Bogdani shpall listën për Kombëtaren U-19

Skuadra kombëtare e futbollit U-19 nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdani do të marrë pjesë sërish nga data 18-23 shkurt në turneun “Roma Caput Mundi”, turne të cilin e fitoi edicionin e kaluar. Turneu do të luhet në Fiuggi të Italisë dhe ku do të marrin pjesë skuadrat e Greqisë, Maltës dhe rajonit të Lacios. Ky është programi i ndeshjeve të edicionit të këtij viti të turneut “Roma Caput Mundi”

kombetarja u 19

Dita e parë – 19 shkurt, ora 15.00

SHQIPËRI – MALTË

Dita e dytë – 20 shkurt, ora 15.00

SHQIPËRI-GREQI

Dita e TRETË – 22 shkurt, ora 15.00

C.R. LAZIO – SHQIPËRI

Ndeshja finale e turneut është parashikuar për tu zhvilluar në datën 23 shkurt në orën 10.30. Në lidhje me këtë turne trajneri Erion Bogdani për faqen zyrtare të FSHF-së deklaroi: “Sikundër edhe edicionin e kaluar, edhe këtë vit jemi pjesëmarrës në një turne të tillë që na shërben jo pak për konsolidimin e grupit, gjendjen fizike e sportive të lojtarëve. Njëherësh të tilla evente shërbejnë shumë edhe për evidentimin e lojtarëve të rinj, vlerësimin dhe ecurinë e tyre. Në këtë turne kam përfshirë edhe 12 futbollistë nga kampionati shqiptar për këtë moshë, dhe së bashku me stafin do të vlerësojmë ecurinë e tyre. Janë një pjesë e lojtarëve që gjatë gjithë kohës ndiqen dhe vëzhgohen nga stafi. Do të provojmë sërish të shkojmë deri në fund të turneut, pse jo për të sjellë një tjetër trofe”,- u shpreh Bogdani. Më poshtë do të mund të gjeni edhe listën e lojtarëve që trajneri Bogdani ka planifikuar të grumbullojë për këtë turne:






www.minuta90.com