Turi i tretë i Ligës së Konferencës, Ballkani i Ilir Dajës njihet me kundërshtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 22:08

Turi i tretë i Ligës së Konferencës, Ballkani i Ilir Dajës njihet me kundërshtarin

Ballkani i Ilir Dajës ka zbuluar ditën e sotme edhe kundërshtarin më të cilin do të përballet në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët në fuqi të Kosovës, do të masin forcën me skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik, që mbrëmjen e sotme eliminoi malazezët e Sutjeskas.

Ballkani

Klasvik është kampione në fuqi e Ishujt Faroe, teksa në turin e parë të Champions-it, u eliminua nga Bodo Glimt. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra norvegjeze me rezultatin 3-0, teksa në të kthimit, ekipi i Klasvik, i befasoi të gjithë duke mposhtur 3-1 Bodo Glimtin, por pa mundur të kualifikohet.

Një duel interesant pritet të jetë ai ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, ku të dyja skuadrat do të luftojnë fortë për një biletë në “play-off”-in e Ligës së Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"