Turi i parë i Ligës së Konferencës, Partizani mëson rivalët e mundshëm (TABELA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 14:16

Turi i parë i Ligës së Konferencës, Partizani mëson rivalët e mundshëm (TABELA E PLOTË)

Partizani u rendit në vendin e tretë të Kategorisë Superiore të këtij sezoni dhe mundi të siguronte objektivin minimal të vendosur në nisje të edicionit, kualifikimin në Ligën e Konferencës.

marku partizani

Sezoni u mbyll dhe mendimet e llogaritë e të kuqve transferohen në ndeshjet e këtij kompeticioni, që janë burim i madh të ardhurash për nivelin e financave të klubeve tona.

Ashtu si në vendin tonë, edhe në kampionatet e tjera europiane janë mbyllur llogaritë dhe në këtë mënyrë, Partizani ka mësuar kundërshtarët e mundshëm që mund t’i bien përballë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Janë 28 skuadra nga vende të ndryshme të kontinentit të vjetër, mes tyre edhe nga fqinjët, si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. Partizani mund të ketë përballë edhe një mes Llapit dhe Gjilanit nga Kosova, një short që do të ishte i dhimbshëm për futbollin tonë në tërësi, pasi do të duhej të eliminohej patjetër një ekip shqiptar.

Kundërshtarët e mundshëm të të kuqve janë skuadra me pak emër në arenën e futbollit ndërkombëtar.

Mund të themi se ndaj të gjithave Partizani ka shanse reale për t’u kualifikuar, teksa rivalët, që në kampin e kuq do të preferonin t’i shmangnin, janë finlandezët, boshnjakët apo irlandezët.

Rivalët e dëshiruar do të ishin skuadra nga Luksemburgu, Ishujt Faroe apo Malta, ku futbollin nuk e kanë në plan të parë.

Shorti i raundit të parë kualifikues do të hidhet më datë 14 qershor, teksa ndeshjet do të luhen në datat 7 dhe 14 korrik, kur Partizani do të synojë patjetër kalimin në raundin e dytë.

TAB

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"