Turi i Francës/ From i habit të gjithë, pas përplasjes vrapon drejt finishit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2016 | 18:20

Turi i Francës/ From i habit të gjithë, pas përplasjes vrapon drejt finishit (VIDEO)

Nuk mungojnë surprizat në garën e radhës në Turin e Francës. Çiklisti britanik Kris From i ka habitur të gjithë duke vrapuar në kilometrat e fundit të garës.

Kris From

Kris From

Sipas mediave ndërkombëtare, kampioni në fuqi i garës më të rëndësishme në çiklizëm humbi fanellën e verdhë pas problemeve që pati me biçikletën.

Çiklisti i “Sky’ la biçikletën dhe nisi të vraponte drejt finishit, pas një përplasje që pati me një motor të ndaluar.

Më pas skuadra e pajisi atë me një biçikletë, por çiklisti humbi kohë dhe nuk e kapi kreun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"