“Turi i forcës”, 5 “sprintierë” të Kontes janë gati për start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 15:14

“Turi i forcës”, 5 “sprintierë” të Kontes janë gati për start

Nisja nga blloqet është diçka që mund të çmendë totalisht një sprintier. Ndeshje të tëra, muaj përgatitjeje të hedhur poshtë sepse “del” keq nga blloqet. Pastaj duhet edhe të rikuperosh atë që është nisur mirë… Starti, megjithatë, mund të stërvitet. Për ta përmirësuar duhet përsëritur, nevojitet vetëm të kurosh detajet.

Inter.2019.20.esultanza.gruppo.abbraccio1.750x450

Antonio Konte, nëse do të punonte me kronometristët, do ta adhuronte, sepse kur shikon frytet e një pune të thelluar, kjo i krijon kënaqësi. Jo rastësisht skuadrat e tij nisen gjithmonë me vrull, dalin shkëlqyeshëm nga “blloqet”.

Këtë vit në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit, po aq fitore. Rinisja pas ndërprerjes nga Koronavirusi thuajse simulon fillimin e një sezoni: një start i mirë do të jetë vërtet i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për një sprint prej 12-13 ndeshjesh. Dhe, sepse tani duhet të ndiqet Juventusi dhe Lacio.

“STAFETISTI” I PARË – Situata është e ngjashme me atë në gusht: një stop edhe më i gjatë krahasuar me pushimet e zakonshme, i amortizuar megjithatë nga stërvitjet në shtëpi, më pas një përgatitje fizike që deri tani ka qenë në të njëjtën linjë me atë të Luganos. Për të sprintuar nevojiten programe stërvitore të posaçme, por duhen edhe reflekset dhe përgjigjet e lojtarëve. Dhe Interi ka në gatishmëri disa “sprintierë” që ndizen më shpejt se të tjerët.Inter.2019.20.abbraccio.esultanza.750x450

Skuadra e 6 fitoreve nga 6 kishte si ikonë Sensin: 3 gola, 1 asist, 4 ndeshje me 7.5 si notë mesatare. Fizikisht i vogël, 62 kilogramë, ishmesfushori i Sasuolos është prototipi i lojtarit që hyn në formë shpejt. Kush shpreson se di të përsëritet ka të drejtë, meqenëse dëmtimet janë lënë pas shpine. Me Sensin e vërtetë manovra ndryshon ritëm dhe kjo në një kalendar të ngjeshur do të jetë thelbësore.

KATËR SIGURI – Fizik i ngjashëm, por ecuri e ndryshme për Barelën, të cilin Konte nisi ta aktivizojë gradualisht, fillimisht nga stoli. Megjithatë ish-i i Kaljarit u imponua shpejt, me paraqitje të vazhdueshme dhe 2 asiste, duke konfirmuar se i përket asaj kategorie lojtarësh që nisen me sprint. Me dy “të vegjlit” në mesfushë Interi u nis shpejt, edhe pse ai që duhet të diktonte kohët ishte i karikuar.

Dy nga tre golat sezonalë të Brozoviçit u regjistruan në fazat e para sezonale (në debutim me Leçen dhe në derbin e javës së katërt), leksionet janë marrë, rendimenti u ul vetëm për shkak të përdorimit pa ndalesa. Për pjesën e mbetur kroati duket të ketë eliminuar ulje-ngritjet që e kanë karakterizuar në të kaluarën.

INTER

Prania e tre lojtarëve “gati” në mesfushë, në zemër të lojës, mund të rezultojë një armë më shumë. Por, katër nga gjashtë fitoret në fillim të kampionatit lindën edhe nga soliditeti në mbrojtje, nga ku Handanoviç doli i pamposhtur.

Shkriniar do të tregojë disa vështirësi përshtatjeje me modulin vetëm më vonë, duke konfirmuar që struktura fizike nuk e kushtëzon. Ndërsa De Vraj nuk i ndjeu dy ndeshjet mungesë për shkak të një dëmtimi dhe më pas u vendos me vazhdimësi mes më të mirëve në fushë. Pra, mbrojtja dhe mesfusha garantojnë siguri, nëse edhe Lukaku e Lautaro do të arrijnë të mbajnë ritmin.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"