Turi i dytë në Champions, Kukësi mund të sfidojë Agollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 14:46

Turi i dytë në Champions, Kukësi mund të sfidojë Agollin

UEFA ka hedhur pak minuta më parë edhe shortin për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Nëse Kukësi arrin të kualifikohet në turin e parë pa dy përballjeve me Valletën më 10 dhe 17 korrik, atëherë në turin e dytë do të përballet me fituesin e çiftit Olimpija Lubjana-Karabak.

short

Me azerët luan prej vitesh kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, teksa Karabak shihet si favorit ndaj sllovenëve. Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës, që në turin e parë do të luajë me kampionët e Uellsit, The Nju Saint, nëse kualifikohet do të përballet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi (Gjerogji) ose Sherif Tiraspol (Moldavi).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"