Turbinës i bën punë edhe një barazim për të qëndruar, kapiteni i Ilirisë: T’i harrojnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 17:24

Turbinës i bën punë edhe një barazim për të qëndruar, kapiteni i Ilirisë: T’i harrojnë pikët

Ndeshja më e rëndësishme e javës së fundit në “play out”- in e Grupit B zhvillohet në Fushë-Krujë, ku Iliria duhet të mundë Turbinën për të shpëtuar sezonin. Kundërshtari do t’i luajë të gjitha “kartat” për të mos humbur, pasi dhe barazimi i bën punë.

iliria

Kapiteni i Ilirisë, Ledio Doçi, për gazetën deklaron se rruga e vetme në këtë ndeshje është fitorja. “Është ndeshja e sezonit, nuk ka kohë për llogari të tjera. Duhet të fitojmë me çdo kusht dhe do të bëjmë gjithçka për 3 pikët.

Do të bëjmë atë që na takon në fushë dhe jam i bindur se do ta kalojmë me sukses. Gabimi kushton, ndaj e kemi përgatitur me kujdes këtë ndeshje. Është momenti ta çojmë skuadrën aty ku i takon. Turbina meriton respekt, por t’i harrojë pikët”, tha Doçi. Iliria e ka grupin të plotë dhe tekniku Sala është i qetë. Turbina ka fituar dy herë në Cërrik, ndërsa në Fushë-Krujë ka triumfuar Iliria.

Paraditen e së martës Turbina u dha fund përgatitjeve anti-Iliri, duke zhvilluar një seancë 90-minutëshe në stadiumin “Nexhip Trungu”. Atmosfera në kampin cërrikas është mjaft e mirë dhe të gjithë besojnë se do t’ia dalin për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë pa ndeshje shtesë. Drejtuesit e klubit kanë zhvilluar një takim me ekipin përpara takimit me Ilirinë, ku kanë kërkuar nga lojtarët që të japin më të mirën në Fushë-Krujë.TURBINA

Ata duan patjetër rezultatin pozitiv për të mos shkuar në “play out”, ku asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh. Turbinës i duhet vetëm një pikë për të qëndruar direkt në Kategorinë e Parë, kështu që shanset janë të mëdha që cërrikasit t’i mbyllin sot llogaritë, aq më tepër që janë edhe në një formë të mirë sportive. Kjo finale është vlerësuar maksimalisht nga Turbina. Tifozët e shumtë cërrikas, që nuk mund të jenë në mbështetje të skuadrës së zemrës në këtë ndeshje, kanë besim të madh se qëndrimi do të sigurohet sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"