Turbina vijon përgatitjet anti-Burrel, cërrikasit rikuperojnë dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2021 | 23:51

Turbina vijon përgatitjet anti-Burrel, cërrikasit rikuperojnë dy lojtarë

Turbina vijon përgatitjet anti-Burrel, kundërshtar që e presin në Cërrik. Të verdhët kanë zhvilluar edhe ndeshjen e kontrollit, ku është krijuar një ide edhe për formacionin.

Turbina

Alfred Allamani ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi rikthehen dy titullarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Abjel Bejzade dhe sulmuesin Franci Alimadhi, që nuk luajtën në Peshkopi. Ata kanë lënë pas dëmtimin dhe janë rikuperuar.

Stafi teknik do t’i ketë të gjithë futbollistët nën urdhra dhe në fushë do të zbresin vetëm për fitore. Cërrikasit kanë mungesë të theksuar pikësh dhe ka ardhur kohë që t’i rikuperojnë. Direktivat nga klubi janë të qarta, të gjendet kthesa e madhe.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"