Turbina u mposht nga Devolli, reagon presidenti Gjoka: Unë heq lekët e fëmijëve, kurse këta arbitra palaço tallen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2020 | 8:56

Turbina u mposht nga Devolli, reagon presidenti Gjoka: Unë heq lekët e fëmijëve, kurse këta arbitra palaço tallen

 Turbina u mund 2-1 në Devoll dhe përsëri drejtuesit e saj akuzojnë gjykimin. Në një prononcim për “Panorama Sport”, presidenti i cërrikasve, Gentian Gjoka, është shprehur:arbi

“Jam tepër i revoltuar, sepse jemi mundur sërish nga arbitrat, të cilët në mënyrë të paturpshme kanë qenë të njëanshëm, kundër nesh. Kryesori Dyrmishi dhe asistentët e tij na dëmtuan rëndë, kurse vëzhguesi dhe delegati kanë bërë sehir.

Jemi ndëshkuar me karton të kuq që në minutën e pestë. Tifozët vendës na kanë sharë dhe u kanë bërë presion lojtarëve tanë, kanë goditur me gurë portierin tonë. Gjithashtu, janë goditur dhe janë sharë drejtuesit tanë në tribunë, kjo është e turpshme.

Kemi pamjet filmike dhe do t’i dërgojmë në FSHF. Unë heq lekët e fëmijëve, kurse këta arbitra palaço tallen me ne. Nuk është hera e parë që po na masakrojnë, edhe me Besën kështu ndodhi”.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"