Turbina seriozisht në merkato, cërrikasit presin një rikthim dhe pretendojnë goditjen e madhe në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 15:52

Turbina seriozisht në merkato, cërrikasit presin një rikthim dhe pretendojnë goditjen e madhe në sulm

Merkatoja po bëhet gjithnjë e më interesante për Turbinën. Klubi ka marrë sinjale pozitive nga mesfushori Renato Olivera.

Turbina3

Braziliani ka kërkuar të rikthehet në Cërrik dhe shumë shpejt do t’i bashkohet grupit aktual të lojtarëve. Kjo gjë është mirëpritur nga stafi teknik, pasi bëhet fjalë për një futbollist që ka bërë mirë në sezonin e fundit. Gjithsesi, do të ketë edhe afrime të reja.

Drejtuesit ia kanë vënë syrin kryeqytetasit Klodian Nuri, i cili dy sezone më parë u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë. Sulmuesi është tepër i shpejtë dhe një nuhatës shumë i mirë i portave kundërshtare. Nëse arrihet marrëveshja, do ta përforconte edhe më shumë repartin e avancuar. Aktualisht, Nuri është një lojtar i lirë dhe alternativa e vetme për të mbetet Turbina. Ditët në vijim pritet që ai të ulet me drejtuesit dhe të mbyllë kontratën.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"