Turbina nuk ndalet në merkato, merr edhe “Ronaldon”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 16:50

Turbina nuk ndalet në merkato, merr edhe “Ronaldon”

Turbina vijon me intensitet përgatitjet për edicionin e ri. Cërrikasit kanë qenë mjaft aktivë edhe në merkaton e verës duke nënshkruar me lojtarë cilësorë. Ronaldo Ndreu është futbollisti që i bashkohet së fundmi formacionit të trajnerit Sinan Bardhi.

Ronaldo

Sulmuesi 20-vjeçar është pjesë e Kombëtares U-21 dhe është aktivizuar gjithashtu edhe në Ligën e 3- të gjermane me ekipe si Vfb Berlin dhe Ksv Hesen Kasel. Burime zyrtare pranë presidencës konfirmojnë për gazetën se presidenti Gentian Gjoka ka firmosur kontratën me sulmuesin e talentuar. Kjo prurje konsiderohet si një goditje e merkatos për përforcimin e repartit ofensiv.

Por, me afrimet nuk do të mbyllet këtu, pasi klubi është pranë nënshkrimit edhe portierë, mbrojtës dhe mesfushorë për të kompletuar organikën, emrat e të cilëve do të publikohen gjatë ditëve në vijim. Drejtuesit e Turbinës janë optimistë për sezonin e ri dhe premtojnë për sportdashësit cërrikas një skuadër model që do të konkurrojë me dinjitet në kampionat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"