Turbina në luftë për mbijetesë, trajneri “SMS” ekipit para Korabit: Luani me shpirt!
Turbina ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për të sfiduar Korabin. E pret në “Nexhip Trungu” dhe Sinan Bardhi është optimist.
Për “Panorama Sport”, trajneri i cërrikasve thotë: “Është përballje e fortë, por jemi përgatitur gjatë gjithë javës. I respektojmë dibranët, por duhet t’i mundim me çdo kusht. Jemi me moral të lartë, pasi vijmë nga fitorja në Pogradec. I kemi ndezur ‘motorët’ dhe do të synojmë një tjetër trepikësh. Kjo është alternativa jonë e vetme, ndaj nuk duhet të gabojmë”.
Gjithashtu tekniku flet dhe për gjendjen e ekipit: “Ekipi është në gjendje të mirë dhe kam besim te grupi i lojtarëve. Nëse luajmë me zemër dhe japim shpirtin në fushë, do shpërblehemi. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve tanë, sepse i kemi shumë të nevojshëm në këtë takim”.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
