Turbina konfirmon “divorcin” me Troisin: Ka dhënë dorëheqje për arsyet e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 10:35

Turbina konfirmon “divorcin” me Troisin: Ka dhënë dorëheqje për arsyet e…

Marçelo Troisi nuk do të jetë më pjesë e Turbinës. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi cërrikas, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku theksohet se braziliani ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Troisi

Ky largim i papritur i Troisit, erdhi 1 ditë pas triumfit 4-1 që skuadra e Turbinës arriti në shtëpi ndaj Pogradecit.

NJOFTIMI I TURBINËS:

Profesor Marcello Troisi nuk do te jete më pjese e Turbines! Tekniku brazilian eshte larguar nga Turbina dhe duke na falenderuar dhe respektuar , por per arsyet e tij ai ka dhene dorheqjen. Ne e falenderojme per te gjithe punen e bere dhe per kontributin e tij tek ekipi i Turbines!

Faleminderit dhe suksese profesor Troisi!

Turbina Troisi

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Çudira në Cërrik/ Jo vetëm Troisi, nga Turbina largohen edhe 4 lojtarë pas triumfit me Pogradecin

Fitoi ndaj Pogradecit me “poker” golash, Turbina merr vendimin e papritur për trajnerin Troisi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"